LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kosova është shtet i pavarur – fjalën “Metohi”, Serbia le ta mbajë për vete (Video)

Rama: Kosova është shtet i pavarur – fjalën “Metohi”, Serbia le ta mbajë për vete (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo ishte një mbledhje me një rëndësi të veçantë dhe se në vazhdën e mbledhjeve në mes të dy qeverive, është mbledhja me produktin më konkret.

Sipas tij, proceset e nisura në mbledhjen e mëhershme janë në fazën e finalizimit.


Kryeministri Rama ka folur edhe rreth raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht vendosjes së tarifës 100% nga Kosova, në raport me produktet serbe.

Në këtë drejtim, Rama ka thënë se Serbia nuk mund të ketë një fytyrë për Shqipërinë, një tjetër për Kosovën.

Kjo sipas tij, përcjell Telegrafi, është e papranueshme.

“Ndërkohë që Serbia bllokon çdo mall nga Kosova që të hyjë në Kosovë, duan që mallrat e tyre të hyjnë në Kosovë me dokumente ‘Kosovë e Metohi’, por ‘Metohinë’ le ta mbajnë për vete”, ka thënë ndër tjerash Rama.

Sipas tij, nëse Kosova e ka kapërcyer të shkuarën, nëse Kosova ka ndërtuar shembullin më të shkëlqyer për minoritetet, që nuk ka minoritet që gëzon në gjithë rajonin. Ashtu që kjo nuk mund të jetë një arsye që Serbia të bëjë viktimën, Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë”.

“Dhe të mos na tregojnë më shumë përralla edhe miqtë tanë evropianë, ndërkohë që Serbinë vazhdojnë ta përkëdhelin në një formë që është e papranueshme, kjo duhet të jetë reciproke. Për ne Kosova është e pavarur dhe e padiskutueshme, Shqipëria dhe Kosova do të ecin ‘dorë për dore’”, ka thënë ndër tjerash Edi Rama.

Edi Rama ka komentuar edhe debati rreth “ndryshimit të kufijve”.

“Vetëm një gjë po e them – Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK-së dhe kush ngre dorën kundër Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është gomar”.

Sipas Ramës aspektet tjera janë thjesht çështje strategjike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori