Kosova ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Azerbajxhanit duke siguruar pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve.
Mbi 12 mijë e 500 tifozë hijeshuan kryeqytetin dhe më pas stërmbushën stadiumin “Fadil Vokrri” për atë që ishte sfida vendimtare për përfaqësuesen e Kosovës për realizimin e një mundësie historike për kualifikim në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për Ligën D.
Starti në këtë takim ishte një fillim i ëndrrave.
Një top i mrekullueshëm nga Benjamin Kololli e vë në pozitë të mirë Arbër Zenelin, me anësorin që kaloi lojtarin mysafir për të lansuar goditje mjeshtërore, me të cilën e la të shtangur portierin mysafir për 1-0 pas vetëm dy minutash lojë.
Atmosferë e papërshkrueshme në stadium që u elektrizua nga ky gol.
Azerbajxhani mori iniciativën, por Kosova kontrolloi gjithçka duke mos lejuar ndonjë rast të rrezikshëm.
Mysafirët goditjen e parë në kornizë e bënë në minutën e 40-të, kur Almeida testoi portierin debutues Arijanet Muric, i cili bëri një intervenim të mrekullueshëm.
Me të filluar pjesa e dytë, sërish stadiumi u ndez, sërish nga i njëjti njeri.
Një top mjeshtëror nga Vedat Muriqi e vë para portierit mysafir Arbër Zenelin i cili ishte i qetë për të shënuar për 2-0 dhe festën e madhe në kryeqytet (50′).
Vetëm pesë minuta më vonë djaloshi i artë Benjamin Kololli me një tjetër harkim të mrekullueshëm nga ndërprerja e gjen Amir Rrahmanin që me kokë bukur realizoi për 3-0. Festa e mrekullueshme me tifozët “Dardanët” nga mbrojtësi për atë që ishte vulosja e fitores historike.
Kosova nuk ndalej dhe me t’u inkuadruar Edon Zhegrova u ndez edhe më shumë loja.
Hekuran Kryeziu me një vizion e pasim të pabesueshëm nga një distancë e largët dërgoi një top te Zeneli, i cili në formën e tij tashmë tradicionale pasi e nënçmoi lojtarin mysafir e fotografi portierin azer për të kompletuar hetrikun e tij për rezultatin 4-0 (76′).
Kosova pati raste deri në fund, por rezultati përfundimtar i këtij takimi mbeti 4-0.
Përfaqësuesja e Kosovës mbyll kështu kampanjën në Grupin 3 të Ligës D si lidere pa asnjë humbje me katër fitore dhe dy barazime dhe gjithsej 14 pikë.
Me këtë fitore, Kosova përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për Ligën D ndaj Maqedonisë në mars të vitit 2020. Me një fitore ndaj Maqedonisë si mysafir, Kosova do të siguronte një ndeshje finale historike ku me një tjetër fitore do të sigurohej kualifikimi në Kampionatin Evropian, Euro 2020.
Deri atëherë, të shijohet ky sukses i jashtëzakonshëm i Kosovës, që si përfaqësuesja më e re në Evropë e mbylli vitin 2018 pa asnjë humbje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City