LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly: Juve iu frikësua Napolit

Koulibaly: Juve iu frikësua Napolit
Paulo Dybala në duel me Kalidou Koulibalyn (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është kthyer të flas për Juventusin dhe sezonin e kaluar.

Senegalezi që shënoi golin e fitores ndaj Zonjës së Vjetër në fitoren 1-0 beson se Juve ishte i frikësuar skuadrës napolitane në sezonin e kaluar.

“Gjëja më e rëndësishme është se gjithmonë tentoj të përmirësohem, në mënyrë që t’i tregojë të gjithëve që mund të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë”.


Kalidou Koulibaly duke festuar golin ndaj Juventusit (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Për mua, kur shënova këtë gol isha shumë i lumtur. Më të vërtetë dua të fitoj diçka me Napolin, ata më kanë dhënë shumë dashuri dhe besim”.

“Dua t’ua rikthej këtë, shpresoj të jetë me Scudetto”.

Liverpool interesohet për shërbimet e Koulibalyt
Lexo po ashtu Liverpool interesohet për shërbimet e Koulibalyt

“Vitin e kaluar kemi besuar deri në fund pasi Juve frikësohej nga ne dhe kur e ndjen që një skuadër ka frikë nga skuadra juaj, jam mirënjohës dhe më pëlqen kjo ndjenjë”, ka thënë Koulibaly.

Aktualisht Napoli ka gjashtë pikë më pak se Juve, të cilët janë në krye të Serie A. /Telegrafi/