LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Humbja nga Man Utd na bëri mirë, Bonucci kishte nevojë për pushim

Allegri: Humbja nga Man Utd na bëri mirë, Bonucci kishte nevojë për pushim
Massimiliano Allegri ndaj Milanit në San Siro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shpreh i lumtur me fitoren 0-2 ndaj Milanit në San Siro.

Tekniku italian shpjegoi edhe pse la në bankën rezervë Leonardo Bonuccin, duke thënë se lojtari kishte nevojë për pushim.

“U rikthyem në rrugë të drejtë pas humbjes ndaj Manchester Unitedit, e cila na tronditi”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.


Massimiliano Allegri duke këshilluar Alex Sandro (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Kemi pasur disa rreziqe, por Wojciech Szczesny fatmirësisht qëndronte gati për pritjet e tij. Kemi bërë paraqitje të mirë”.

“Ishte një vikend i mirë në ligë, Interi humbi në Bergamo dhe ne arritëm të mbajmë distancën e njëjtë me Napolin, të cilit po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm”.

“Bonucci? Ai kishte nevojë për pushim dhe rastisi të ishte ndaj Milanit. Edhe në bankën rezervë mori shumë ofendime nga Curva (tifozët ultras të Milanit), kështu ishte më mirë në këtë mënyrë”.

“Humbja nga Man Utd na bëri mirë, sepse sonte duhej të fitonim dhe të mbanim portën e paprekur. Të gjithë më thanë se ndaj Unitedit kemi luajtur mirë, por në rast se nuk fitojmë ajo nuk ka rëndësi”, ka shtuar Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë

La Liga
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany

Bundesliga
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit

La Liga
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

Ligat tjera
E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

E ardhmja e Dele Alli merr një kthesë të re që mund ta shohë ish-yllin e Anglisë të rikthehet në Ligën Premier

Premier League
Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Messi ka parakaluar Ronaldon në garën për blerjen e një veture të rrallë që kushton 27 milionë euro

Ndërkombëtare
Kalo në kategori