LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet amerikane prezantojnë rregullin e ri për azil

Autoritetet amerikane prezantojnë rregullin e ri për azil

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar se sipas një vendimi të ri, migrantët e paligjshëm që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit jugor, nuk do të mund të kërkojnë më azil.

Vendimi, që është bërë i ditur nga Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe ai për Siguri të Brendshme, u ndalon kërkesën për azil atyre personave që shkelin ndonjë kufizim presidencial gjatë hyrjes.

Sipas deklaratës, presidenti mund të ndalojë migrimin duke e arsyetuar vendimin me “interes kombëtar”.


Çështja e migrimit ka qenë temë në fokus të Trumpit edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e këtij muaji që janë mbajtur në Kongres, përcjell rel.

Duke sulmuar atë që tani njihet si karavan migrantësh nga Amerika Qendrore, i cili tashmë ka arritur në Meksikë, Trump ka urdhëruar shtim të trupave në kufi dhe ka konsideruar migrantët si “pushtim”.

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Matthew Whitaker dhe shefja për Siguri të Brendshme, Kristjen Nielsen kanë dhënë detaje për atë që është cilësuar si Rregulli Final i Përkohshëm.

Rregulli nuk do të zbatohet në mënyrë retroaktive, derisa presidenti Trump pritet ta nënshkruajë atë shumë shpejt.

Sipas ligjit amerikan, autoritetet kanë obligim ligjor të shqyrtojnë kërkesat për azil nga migrantët, në rast se ata përmendin dhunë apo shqetësime tjera, të cilat i kanë shtyrë të ikin nga vendet e tyre.

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Kalo në kategori