LAJMI I FUNDIT:

Ismaili pritet nga homologu gjerman Spahn, Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësi

Ismaili pritet nga homologu gjerman Spahn, Gjermania do të ndihmojë reformat në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, është pritur sot në Berlin nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ismaili dhe ministri Spahn kanë diskutuar për mundësitë se si Gjermania do të mund të angazhohet konrektisht që të ndihmoj edhe reformat e nisura për transformimin e shëndetësisë në Kosovë.

“Në reformat shëndetësore që kemi nisur në Kosovë, ndihma e Gjermanisë do të jetë më se e mirëseardhur. Falënderoj ministrin Spahn për pritjen dhe gatishmërinë e shtetit gjerman që të na gjendet afër në misionin tonë për transformimin e shëndetësisë”, ka thënë ministri Ismaili pas takimit me ministrin gjerman.


“Kërkuam nga Gjermania që me ekspertët e saj, përmes trajnimeve, të na ndihmojë në menaxhimin e spialeve dhe fuqizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Morëm konfirmimin e ministrit Spahn, se sikur në shumë fusha që Gjermania ka ndihmuar Kosovën, përkrahja e tyre do të vazhdoj edhe në shëndetësi”, shtoi ministri Ismaili.

Nga ana e tij, ministri gjerman Jens Spahn, shprehu gatishmërinë e tij dhe të Gjermanisë që bashkpëunimin e kahmotshëm mes dy vendeve, ta fuqizojnë edhe në fushën e shëndetësisë.

Ministri Ismaili po qëndron për një vizitë tri ditore në Gjermani për të siguruar mbështetjen e shtetit gjerman në reformat për krijimin e një sektori shëndetësor që në qendër ka qytetarin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori