LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Florida, dy të vrarë dhe katër të plagosur (Video)

Të shtëna në Florida, dy të vrarë dhe katër të plagosur (Video)

Një person i armatosur vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë në një studio joge në kryeqendrën e Floridës, Tallahassee, gjatë pasdites së të premtes, përpara se t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Departamenti i Policisë së Tallahassee iu përgjigj raportimeve për të shtëna në një studio joge, atje ku oficert gjetën disa viktima që kishin marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri.


Në një deklaratë të mëvonshme, policia tha se ishin identifikuar 7 viktima në total: 6 të plagosur dhe një i vrarë me pistoletë. Ata identifikuan agresorin si 40-vjeçarin Scott Paul Beierle, gjithsesi motivet e këtij akti mbeten ende të paqarta.

Dy prej të plagosurve me armë zjarri ndërruan më vonë jetë, ndërsa dy të tjerë mbeten ende nën kujdesin e mjekëve, por në gjendje të qëndrueshme, kurse dy të tjerët kanë dalë nga spitali.

“Kemi të dhëna se disa persona brenda luftuan fort dhe u përpoqën jo vetëm të shpëtonin veten, por edhe persona të tjerë, gjë që është një akt kurajoje”, tha kryepolici i shtetit, DeLeo, transmeton tch.

Të shtënat duken akt i një personi të vetëm, ndërsa komunitetit nuk i kërcënohet ndonjë rrezik tjetër. Kryebashkiaku i Tallahassee, Andreë Gillum, i cili garon për postin e guvernatorit të Floridës dhe ndërpreu një zhvillim fushate për t’u rikthyer në qytet, shkroi në “Tëitter”:

“U jam mirënjohës forcave ligjzbatuese për reagimin e shpejtë ndaj të shtënave të sotme. Asnjë akt dhune me armë nuk është i pranueshëm. Jam në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e organeve ligjzbatuese”. /KosovaPress/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori