LAJMI I FUNDIT:

Hamza takon përfaqësuesit e Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore

Hamza takon përfaqësuesit e Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në takim një delegacion të përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, të kryesuar nga drejtoresha rajonale e Evropës Juglindore Anja Quiring, si dhe të shoqëruar edhe nga zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan Axel Voss.

Hamza dhe delegacioni i përfaqësuesve të Shoqatës së bizneseve të Gjermanisë Lindore, diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve gjermane në Kosovë dhe anasjelltas.

Ministri Hamza falënderoj shtetin dhe taksapaguesit gjerman për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, ku sipas Ministrit Hamza, falë këtij kontributi kemi arritur që të realizojmë reforma dhe projekte tejet të rëndësishme për qytetaret e Kosovës.


Gjatë takimit, Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve gjermane për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Financave për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për projektin e përbashkët të Parkut të Inovacionit në Prizren, ku Qeveria e Kosovës përmes Ministrive të linjës ka një rol aktiv drejtë funksionalizimit të tij.

Ndërsa, përfaqësuesit e Shoqatës së bizneseve Gjermane, vlerësuan lartë angazhimin e Ministrit Bedri Hamza dhe Ministrisë së Financave, për realizimin e projektit të Parkut të Inovacionit në Prizren. Ata, gjithashtu shprehën interesimin e tyre për mundësinë e investimeve në Kosovë, ku me këtë rast vlerësuan lartë angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Financave për krijimin e një klime sa më të mirë të të bërit biznes, sidomos përmes reformave të politikave fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori