Qytetarët e komunës së Ferizajt të “Lagjes së re”, janë ankuar se rrugët e lagjes së tyre janë shkatërruar për shkak të ndërtimeve të reja të banesave dhe se kanë pasur mungesë të ujit pothuajse për një javë.
Sipas qytetarëve “Lagja e Re” që kanë dërguar edhe fotografi në adresë të Telegrafit rrugët po shkatërrohen nga ndërtimet e banesave, janë bërë të pakalueshme, aq më tepër nuk ka rrethoja rreth ndërtimeve e në afërsi është edhe kopshti për fëmijë.
“Lagja më e mire që njihet në Ferizaj, u shkatërrua prej ndërtimeve të banesave. Rrugët janë tmerr, shumica të pakalueshme. Rruga rreth ndërtimeve është e frikshme, s’ka rrethoja rreth ndërtimit, çerdhja është pranë, fëmijët kalojnë non-stop nga ajo rrugë… Është mjerim në këtë shekull të ballafaqohemi me një situatë të tillë… Një javë ujë nuk ka pas, pa paralajmërim… Gjithashtu rrymë nuk ka pas një dite, tetë orë…Me një fjalë tmerr po përjetojmë”, janë ankuar qytetarët e kësaj lagjeje.
Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të kësaj lagjeje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe