LAJMI I FUNDIT:

Kroos për largimin e Lopeteguit: Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të largohet

Kroos për largimin e Lopeteguit: Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të largohet
Isco, Toni Kroos, Sergio Ramos (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Toni Kroos e konsideron Julen Lopeteguin si trajner të shkëlqyer, pas shkarkimit të tij nga Real Madridi.

Strategu spanjoll e zuri vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në fillim të sezonit, mirëpo pesë humbje në shtatë ndeshje i kushtuan me punë.


Real Madridi e shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Të hënën, Los Blancos e larguan trajnerin dhe në vend të tij e kanë angazhuar Santiago Solarin.

Lajmet për Real Madridin
Lexo po ashtu Lajmet për Real Madridin

Ndeshja e fundit e Lopeteguit në krye të Realit ishte humbja prej 5-1 nga Barcelona në ‘El Clasicon’ e zhvilluar të dielën në Camp Nou.,

Kroos ka thënë se lojtarët e Madridit ndjehen përgjegjës për largimin e trajnerit.

“Humbja më e madhe për lojtarët është kur trajneri duhet të largohet”, ka shkruar mesfushori gjerman në Instagram.

“Sidomos në rastin kur ai është një trajner i shkëlqyer dhe një njeri i shkëlqyer. Faleminderit Julen!”, shkruan Kroos pranë fotografisë së përbashkët me tashmë ish-trajnerin e Realit.

Në ndërkohë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se beson që Real Madridi do të jetë konkurrent për trofe këtë sezon edhe nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Santiago Solari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori