LAJMI I FUNDIT:

Ardian Ismajli pajiset me pasaportë shqiptare, lë Kosovën dhe bashkohet me kuqezinjtë

Ardian Ismajli pajiset me pasaportë shqiptare, lë Kosovën dhe bashkohet me kuqezinjtë

Ardian Ismajli pritet të jetë emri më i ri që i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit.

Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i përfaqësueses së 21-vjeçarëve te Kosovës, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.


Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panucci për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Ismajli ndaj Gjermanisë U-21 (Foto: FFK)

Futbollisti që aktualisht militon në Kroaci me Hajdukun e Splitit mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ku spikat me aftësitë e tij ashtu edhe në krahun e djathtë, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për këtë repart në grupin kuqezi.

Futbollisti i ri luajti ndeshjen e tij të fundit me 21-vjeçarët e Kosovës, 16 tetorin e kaluar, kur ishte në fushë në humbjen 3-0 në transfertën me Izraelin, por mungesa e një ftese nga trajneri i përfaqësueses së parë të Kosovës Bernard Challandes ka qenë me sa duket episodi i fundit që e ka shtyrë mbrojtësin drejt Shqipërisë.

Në të kaluarën Ismajli është kërkuar me ngulm nga Panucci për vetë potencialin që gëzon lojtari, dhe tani duket se në nëntor ai do të jetë përfundimisht lojtari më i ri që i bashkohet Shqipërisë, dhe i dyti rast brenda pak kohësh që kalon nga Kosova te kuqezinjtë pas Kastriot Dermakut. /Supersport/ 

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori