Gratë e Shoqatës “Orkide” me punime dore kanë hapur edhe ekspozitë në qytetin e Prizrenit.
Ndër vite, duart e arta të tyre kishin sjellë punime nga më të ndryshmet.
Por, e veçanta e këtyre veprave që kanë sjellë këtë herë, është se i kanë realizuar në sita të miellit. Mjet ky i përdorur shumë nga nënat shqiptare dikur.
Nazire Gushlla është ndër anëtarët më të vjetra në këtë shoqatë.
Ajo në këtë ekspozitë ka marrë pjesë më nëntë punime, dhe ka thënë se është krenare që është pjesë e kësaj ekspozite e cila është e para e këtij lloji në Kosovë.
“Unë në këtë ekspozitë kam marrë pjesë me nëntë punime. Jam shumë e lumtur që po ndodhë për herë të parë në një ekspozitë [e tillë] në Kosovë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Nazire Gushlla nga Shoqata “Orkide”.
Në këto ambiente ishin të varura mbi 45 punime. Secila nga to tregonte veçantitë e tyre.
Zejxhan Shishko, një tjetër anëtare e shoqatëd ka thënë se pavarësisht vështirësive që paraqiten në të punuar, vullneti bën që të mos lodhen asnjëherë.
“Jam anëtarësuar vullnetarisht, dhe jam shumë e kënaqur që jam pjesë e kësaj shoqate. Së pari falënderoj kryetaren e shoqatës “Orkide” Sevgi Kervan, e cila na mundësoi të gjithave të mblidhemi në këtë grup. Nëpërmes projekteve të ndryshme ne aktualizojmë tradita të vjetra te gjeneratat e reja, siç ishte edhe rasti i dekorimit të drurëve në sheshin e Prizrenit”, tha Zejxhan Shishko, përcjell Telegrafi.
Shoqata e Grave “Orkide”, me këtë ekspozitë, synon që të ringjallin punimet e dorës dhe zhvillimin e veprave artizanale të cilat sipas tyre, janë zbehur viteve të fundit.
Fetie Basha, ka thënë se përmes këtij projekti, po i japin një ngjyrim dhe frymë turistike qytetit të Prizrenit.
“Në këtë kurs kam marrë pjesë me dy punime. Disa punime janë kryer më shpejt pasi kanë pasur më pak kombinime ngjyrash, ndërsa të tjerat kanë marr më shumë kohë”, thotë Fetie Basha.
Kryetarja e kësaj shoqate, Sevgi Kervan, ka thënë se ndër qëllimet parësore të saj, është që t’iu sigurojë këtyre grave vend në tregun e punës.
“Me këtë projekt, ne si organizatë kemi paraqitur një fushë të re pune për gratë në fushën e turizmit dhe ne do të udhëheqim zhvillimin e tyre ekonomike. Ne kemi edhe projekte të reja, Muajin e ardhshëm do të fillojmë me projektin e ri duke mbajtur kurse në fushën e artit”, deklaroi Kervan.
Secili punim ka nxjerrë pah punën e dorës të këtyre grave, përmes formave dhe modelve më tërheqëse.
Kjo ekspozitë, e cila do të qëndroje e hapur dhjetë ditë, është përkrahur nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Prizrenit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker