LAJMI I FUNDIT:

Babai i Lopeteguit fajëson Real Madridin për largimin e Ronaldos: Ia vodhën 50 gola birit tim

Babai i Lopeteguit fajëson Real Madridin për largimin e Ronaldos: Ia vodhën 50 gola birit tim

Babai i Julen Lopetegui ka kritikuar Real Madridin për siç thotë ai ‘vjedhjen e 50 golave djalit të tij’ pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Kampionët evropianë shitën yllin portugez te Juventusi në një marrëveshje 100 milionë eurosh dhe rikthyen Mariano Diazin në klub, si zëvendësim të vetëm në skuadrën e parë.


“Cristiano Ronaldo ishte i mirë”, ka thënë fillimisht Jose Antonio për El Mundo Deportivo.

Pritet shkarkimi i Lopeteguit gjatë ditës së hënë, Conte rrugës për Madrid
Lexo po ashtu Pritet shkarkimi i Lopeteguit gjatë ditës së hënë, Conte rrugës për Madrid

” Të gjithë kemi defekte, por del se ai shënoi 50 gola në sezonin e fundit”.

“Ai mungon. Realit i mungon një golashënues i shquar. Ata nuk kanë sjellë një të ri”.

“Ishte folur për Neymar dhe të tjerë, por askush nuk erdhi. Ata kanë vjedhur 50 gola nga djali im”.

Ronaldo flet për largimin nga Reali: Nuk u largova për shkak të parave, por për shkak se nuk besonin më në mua – e meritoj edhe këtë vit ‘Topin e Artë’
Lexo po ashtu Ronaldo flet për largimin nga Reali: Nuk u largova për shkak të parave, por për shkak se nuk besonin më në mua – e meritoj edhe këtë vit ‘Topin e Artë’

“Ai duhet të vendosë me atë që ka në dispozicion dhe mos të gaboj. Ai është i kënaqur me lojtarët që ka”.

“Ai zakonisht thotë: ‘Kam njerëz të mëdhenj, ata japin gjithçka që kanë. Ai nuk i fajëson lojtarët. Por kur nuk ka material, nuk ka. Kishte, por ai u largua”, përfundoi babai i Lopeteguit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori