LAJMI I FUNDIT:

Ministri serb propozon një “Dejton” të ri për Kosovën

Ministri serb propozon një “Dejton” të ri për Kosovën

Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, tha se për çështjen e Kosovës nevojitet një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe përkujtoi se partia e tij, SDPS, (Partia Socialdemokrate e Serbisë), ka propozuar një plan të zgjidhjes në tri faza.

Ministri serb i ka thënë gazetës malazeze “Pobjeda” se faza e parë nënkupton heqjen e barrierave ekonomike; faza e dytë parasheh zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe zgjidhjen e çështjes se trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, ndërsa faza e tretë do të nënkuptonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përveç në Kombet të Bashkuara, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se pas kësaj do të duhej parë çfarë do të merrte Serbia si kompensim, por edhe se do të nevojitej një konferencë ndërkombëtare, pra një lloj “Dejtoni”, ku do të hapej plotësisht çështja e Kosovës dhe do kërkohej një zgjidhje përfundimtare për statusin.

Duke folur për idenë e ringjallur të një shteti të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi, për të cilën kohët e fundit flitet në publik, Lajiq tha se ky është një iluzion, duke shtuar se nuk beson se kurrë më nuk do te këtë një shtet të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori