LAJMI I FUNDIT:

Të hënën OBRM-PDUKM-ja dorëzon propozim-ligjin për amnisti të të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm

Të hënën OBRM-PDUKM-ja dorëzon propozim-ligjin për amnisti të të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski ka bërë të ditur se kjo parti do të mbajë një takim bashkërendues në lidhje me përcaktimin e një strategjie veprimi në periudhën në vazhdim.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese dhe ky vendim do të bëhet publik, sapo që të përcaktohet rruga e veprimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsovski ka sqaruar edhe mënyrën e veprimit në lidhje me çështjen e faljes rreth ngjarjeve të 27 prillit të përgjakshëm në Kuvend.


Ai sqaroi se OBRM-PDUKM-ja të hënën do të propozojë Ligj për amnisti për personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Ligji, që sipas tij është përgatitur nga juristë të suksesshëm, do të dorëzohet të hënën në Kuvend, si edhe do t’u jepet edhe mediave./Telegrafi/