LAJMI I FUNDIT:

Joao Mario kërkohet nga katër skuadra angleze

Joao Mario kërkohet nga katër skuadra angleze

Mesfushori portugez, Joao Mario ka oferta të shumta nga skuadrat angleze të Ligës Premier.

Joao Mario u transferua në verën e vitit 2016 te Interi nga Sporting Lisbona për një shifër të raportuar prej 40 milionë eurosh.


Megjithatë, fantazisti portugez nuk arriti të bind me cilësitë e tij dhe nuk u bë asnjëherë pikë referimi në formacionin e Nerazzurrëve.

Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht
Lexo po ashtu Interi e bleu Joao Marion për 40 milionë euro, tani i kërkon të gjejë skuadër urgjentisht

Pas një sezoni e gjysmë të kaluar te Interi, zikaltrit vendosën ta huazojnë atë te West Hami në Ligën Premier.

Për gjashtë muaj të kaluar te Çekanët, reprezentuesi portugez zhvilloi 14 ndeshje duke shënuar edhe dy gola.

Por, drejtuesit e klubit anglez nuk vendosën blerjen përfundimtar të tij pasi oferta e tyre ishte larg kërkesës së Interit.

Portugezi këtë sezon mbeti te Interi, por deri më tani nuk ka luajtur asnjë minutë dhe largimi i tij është i pashmangshëm në afatin e janarit.

Joao Mario afër Wolverhamptonit
Lexo po ashtu Joao Mario afër Wolverhamptonit

Sipas mediumit Calciomercato, Mario po kërkohet nga katër skuadra të Ligës Premier.

Southampton, Wolverhampton, Leicester City dhe Fulham janë të gjitha të interesuara në transferimin e tij gjatë janarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori