Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi gjatë së mërkurës për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore, e shtoi madje se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane të vendosur në territorin e Evropës.
Gjatë fundjavës së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi shqetësim global, kur tha se mund ta anulojë një traktat mbi armët bërthamore të nënshkruar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, të ashtuquajturën “INF” gati tridekadëshe që ndalon prodhimin e raketave me rreze të mesme veprimi dhe mbushje bërthamore.
Duke folur pas takimit me këshilltarin e Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, të cilin e priti gjatë së martës, Putin paralajmëroi se braktisja e traktatit dhe dështimi për të zgjatur një tjetër marrëveshje kyçe mbi kontrollin e armëve, të njohur si “New START” (Fillimi i ri), do të shkaktonte kështu një garë të re armatimesh dhe do ta vendoste Evropën në rrezik.
Putin tha se zhbërja e një sistemi global të kontrollit të armëve ishte “tejet i rrezikshëm”, duke shtuar se Rusia është e shqetësuar nga fakti që Shtetet e Bashkuara e kanë braktisur tashmë traktatin kundër raketave balistike, po mendojnë të tërhiqen nga “INF”-ja, ndërsa e ardhmja e “New START” mbetet e paqartë.
“Nuk mbetet gjë tjetër veçse një garë e re armatimesh”, tha ai në një konferencë për shtyp pas diskutimeve me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.
Presidenti rus tha se, nëse Uashingtoni shkon drejt braktisjes së “INF”-së dhe transferon më shumë raketa në Evropë, atëherë Rusia do të përgjigjej “në të njëjtën mënyrë”.
“A do të mund të përgjigjemi ne? – pyeti ai. – Po, do të përgjigjemi dhe do të jetë diçka shumë e shpejtë dhe efektive”.
Putin shtoi se çdo vend europian që do të pranojë të strehojë raketa amerikane do të vihet përballë rrezikut të një sulmi rus. “Këto janë gjëra të qarta”, tha udhëheqësi rus. “Do të ktheheshim edhe njëherë në situatë të ngjashme me raketat Pershing në Evropë”, shtoi ai, duke iu referuar raketave amerikane të dislokuara në Europën Perëndimore në vitet ’80.
Putin deklaroi gjithsesi se, nuk sheh asnjë arsye për ta vendosur Evropën përballë rrezikut, ndaj akuzoi Shtetet e Bashkuara se po shkel traktatin “INF”.
Megjithatë, Putin dhe Trump do të marrin pjesë në një ngjarje në Paris, më 11 nëntor, që do të shënojë përkujtimin e 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Kremlini tha të mërkurën se është i gatshëm të diskutojë mbi mundësinë e një samiti mes Putinit dhe Trumpit në Uashington, vitin e ardhshëm. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë