LAJMI I FUNDIT:

Prizrenasi arrestohet në Durrës, kërkohej për falsifikim të dokumenteve

Prizrenasi arrestohet në Durrës, kërkohej për falsifikim të dokumenteve

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës e cila funksionon në kuadër të policisë shqiptare njofton se të dielën me 21 tetor është arrestuar një mashkull nga Prizreni.

Sipas këtij njoftimi 32 vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.


Sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, falsifikimi ose përdorimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave të falsifikuara dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë (3-8 mijë euro).

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë, përcjell Telegrafi.

Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën apo vizën, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.10.2018, në PKK Durrës, u kap shtetasi S.Sh, vjeç 32, banues në Prizren, Kosovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.  Neni 183 i Kodit Penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori