LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Në Bruksel nuk diskutojmë jashtë asaj çka parasheh Kushtetuta e Kosovës

Limaj: Në Bruksel nuk diskutojmë jashtë asaj çka parasheh Kushtetuta e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Nisma nuk pranon të dialogojë me Serbinë jashtë asaj çka parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Ai tha se do të shkojnë të bisedojnë por sipas tij, me asnjë çmim kjo parti nuk ulët në tavolinë të bisedimeve për të dëmtuar shtetin e Kosovës.


Nga Malisheva, Fatmi Limaj u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë të mbajnë përgjegjësi.

“Ne nuk pranojmë dhe nuk diskutojmë jashtë asaj që parasheh Kushtetuta e Kosovës. Në tavolinën ku është Nisma nuk bisedohet asgjë tjetër përveç këtyre temave; fuqizimit të shtetit të Kosovës, njohjen në OKB, njohje nga pesë vende, por kemi kërkesa edhe për Bashkimin Evropian. …. Do të shkojmë të bisedojmë, gjithmonë për interesin e vendit tonë, asnjëherë në asnjë rrethanë, dhe me asnjë çmim, nuk ka tavolinë të bisedimeve që Nisma ulet për ta dëmtuar Republikën e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Shkojmë për ta fuqizuar dhe për t’i hap perspektivë vendit tonë. I bëjmë apel forcave politike që kanë marrë pëlqimin e vendit tonë mos t’i kthejnë shpinën përgjegjësive, lehtë është me ulë kokën me u bë që s’po shoh e me u bë që s’po di çka po ndodhë, por ashtu vendi nuk ecë”, ka thënë Limaj.

Ai tha se nuk do ta përdorin dialogun si temë për përçarje politike dhe dobësim të shtetit, por atë e shohin si mundësi për t’i bashkuar forcat politike dhe për ta fuqizuar shtetin.

Limaj shtoi se liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Interpol janë sfidat e ardhshme që e presin Kosovën, meqë siç tha ai, sfida e ushtrisë përfundoi.

E për çështjen e ushtrisë, Limaj përmendi kontributin e Nismës në qeveri.

“Nuk ka përjashtu opozitën por ia ka zgjat dorën vazhdimisht dhe duke qenë në qeveri ka ndërtu komunikim dhe bashkëpunim me forcat politike. ….1 vjet qeveri kemi zgjidh probleme, e kemi zgjidh problemin e demarkacionit që e ka mbajt 3 vite vendin, 1 vjet qeveri, që ka mujt me u bo para 4 viteve ne e kemi arritur me ia ofru sot Kosovë me pas ushtrinë, dhe urime ushtria e Kosovës. Asnjë gjë nuk kemi bërë me ligjin për ushtri, vetëm nuk kanë ditë qysh me e ba, para 3 vite u kemi thënë shkoni kështu votohet ligji, nëse shkoni në këtë rrugë keni me dështu, nuk kanë deshtë me ngu kanë dështu”, tha ai.

Para strukturave të partisë së degës së Malishevës, Rahovecit e Suharekës, Limaj kërkoi që të bashkohen sepse sipas tij veç në këtë mënyrë arrijnë objektivat që i kanë caktuar.

Në tubim mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Ai kërkoi nga bashkë-partiakët që mos të ndërprenë debatin asnjëherë.

“Debati në kuadër të strukturave të Nismës Socialdemokrate mund të jetë edhe i ashpër ndonjëherë, por duhet ta dimë se debatet gjithë janë të ashpra dhe duhet të jenë të ashpra. Pa debate shoqëria që nuk ka mundur të ecë përpara, debati nuk duhet ta ketë qëllim konfrontimin, por duhet ta ketë qëllim arritjen e unitetit për të qenë të lirë, të drejtë dhe solidar edhe mbi njëri-tjetrin, nëse nuk jemi solidar me njëri tjetrin nuk do të mund të jemi as me ata që janë jashtë sallës. Ne duhet t’i flasim haptas njëri-tjetri, ne tani e kemi këtë fuqi politike që e kemi, dhe për këtë fuqi që e kemi jemi të obliguar t’i falënderojmë strukturat drejtuese”, tha ai.

Ai kërkoi që të mbrohet liria, drejtësia dhe të ruhet solidariteti mes njerëzve.

Nga Malisheva, kreu i Nismës tha se prej sa jenë pjesë e qeverisë kanë prek kërkesat dhe nevojat e njerëzve dhe kanë sjellë një qasje të re të konceptit politik në qeveri dhe parlament.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori