LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Kallëzimi penal për rrugën Prishtinë-Podujevë, i pabazuar

Durmishi: Kallëzimi penal për rrugën Prishtinë-Podujevë, i pabazuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishin në cilësinë e të dyshuarit për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pas përfundimit të intervistës, e cila zgjati rreth dy orë, Durmishi ka deklaruar se bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik, i cili është ankuar në kohën kur janë nënshkruar kontratat për rrugën Prishtinë-Podujevë.


Sipas tij, kallëzimi penal është totalisht i pabazuar dhe se ka vendime të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP-së) për këtë çështje dhe dokumente të cilat janë publike që dëshmojnë pastërtinë në këtë proces, raporton kp.

“Sot iu përgjigja ftesës nga prokuroria speciale, isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit, për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë- Podujevë. Kryesisht, kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit, ishin pyetje sqaruese, të cilët unë i sqarova pothuajse të gjitha pyetjet që i kishte prokurori për ta dëshmuar se procesi për rrugën Prishtinë-Podujevë ka qenë një proces i rregullt, dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikën të cilën që e kemi planifikuar…

Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata e cila është totalisht e pabazuar, ka vendime edhe të OSHP-së për këtë çështje dhe dokumente të cilat janë publike dhe që dëshmojnë pastërtinë tonë në gjithë këtë proces”, ka thënë Durmishi.

Ndërkaq, Hyseni theksoi se punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë do të vazhdojnë, sepse sipas tij, është një projekt i rëndësishëm.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori