LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Jam i qetë, klubi më mbështet

Lopetegui: Jam i qetë, klubi më mbështet
Foto: Marca.com

Mediat spanjolle në ditët e fundit janë duke shkruar shumë për shkarkimin  e mundshëm të Julen Lopeteguit nga Real Madridi nëse ky i fundit nuk arrin të mposhtë Barcelonën në El Clasicon e fundjavës së ardhshme.

Megjithatë vetë trajneri i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se e ka mbështetjen e kryesisë së klubit.


Fillimisht në konferencën për shtyp trajneri i Los Blancos foli për ndeshjen e radhës ndaj Levantes.

Lopetegui duke dhënë instruksionet e tij gjatë ndeshjes

“Levante është kundërshtar që është përmirësuar në të gjitha aspektet, ekip që ka fituar dy ndeshjet e fundit, por unë besoj te djemtë dhe te skuadra ime”.

“Ne jemi të përqendruar te ndeshja që kemi nesër, duhet që të fitojmë në fushë, është më e mira që mund të bëjmë për momentin”.

“Kam besim te stafi dhe lojtarët se ne do të bëjmë një sezon të mirë. Jam i sigurt se ne do të bëjmë një sezon të madh. Gjithçka nis nga Levante”.

Lopetegui me familje gjatë prezantimit (Getty Images)

“Jam i qetë dhe i përqendruar për punën time. Klubi më mbështet”.

“Ne do të përpiqemi të përqendrohemi dhe të luajmë. Duhet që të gjenerojmë shumë, të gjithë duan që të marrin tri pikë që të çojnë në krye të klasifikimit”, ka thënë Lopetegui. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori