LAJMI I FUNDIT:

Qyteti kinez planifikon ta krijojë ‘hënën artificiale’ për ta ndriçuar qiellin më 2020 (Foto)

Qyteti kinez planifikon ta krijojë ‘hënën artificiale’ për ta ndriçuar qiellin më 2020 (Foto)

Chengdu i Kinës, planifikon ta ndërtojë një ‘hënë artificiale’ me të cilën do të ndriçojë një diametër prej 80 kilometrash.

I ashtuquajturi satelit shndritës, do të vendoset mbi qytetin jugperëndimor kinez gjatë vitit 2020, teksa do të lëshojë dritë tetë herë më të fortë se Hëna, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët që qëndrojnë pas projektit, nuk kanë dhënë detajet konkrete, duke u mjaftuar vetëm me përshkrimin se do të lëshojë ‘shndritje të lehtë si pluhur’.

Kjo pritet ta kompletojë Hënën, duke e ndriçuar regjionin në masë të madhe, teksa do të shërbejë edhe si zëvendësues i dritave që vendosen në rrugë. Madje, drita mund të kontrollohet dhe varësisht nga nevoja, të ndriçohet regjioni prej 10 deri në 80 kilometra.

Megjithëse tingëllon e pamundshme, thuhet se për këtë projekt është punuar gjatë dhe gjithçka është ‘pjekur’ me kohë. Por, mbetet të shihet nëse do të krijohet, apo mbetet vetëm projekt në letër.

Ende pa u ndërtuar, ka pasur kritika të ashpra për këtë ‘hënë’ pasi ndriçimi që pritet të lëshojë, mund të ndikojë keq në botën shtazore dhe studimet astronomike.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit kanë bërë plane për të ndriçuar qiellin gjatë natës, në shumë forma të ndryshme, por të gjitha kanë rezultuar me dështim total. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Fun
Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Interesante
Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Interesante
Kalo në kategori