LAJMI I FUNDIT:

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Ylli pornografik, Maxi Mounds ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinnes si pronare e transplantimeve më të mëdha në botë – secili gji i saj peshon 9 kilogramë.

Maxi qysh para disa vitesh kishte dëgjuar se ekziston kategoria “gjinjtë më mëdhenj natyral’. Ajo kishte kontaktuar Guinnes-in dhe kishte pyetur nëse ka kategoritë për ata të transplantuar.

"Më thanë se nuk kanë dhe nuk i kam thirrur asnjëherë tjetër. Mirëpo ata mu lajmëruan dhe më pyetën nëse ende jam e interesuar që të marrë pjesë në ‘garë’. Kaloi një kohë dhe më pas më lajmëruan se kisha fituar”, ka thënë Maxi.


Maxi gjatë viteve të 90-ta kishte filluar të punoj si striptizere në Florida. Ish-balerina atëkohë kishte vendosur të ndryshonte pamjen e saj.

"I kam pasur disa silikone të modës së vjetër. Mirëpo atëkohë patën filluar disa tregime të tmerrshme për to dhe i pata larguar për të vendosur të reja, transplantime më pak të dëmshme", thotë Maxi.

Mirëpo, gjinjtë prapë filluan ‘të lëshohen’ dhe Maxi sërish ka larguar transplantimet. Ajo kishte vendosur për një teknologji të re e cila do të duhej ‘të shtynte’ gjinjtë e saj të prodhojnë lëng i cili do të mbushte gjinjtë, por ato thjeshtë vazhduan të rriten edhe më shumë sesa duhej.

Maxi nuk ka partner, sepse siç thotë ajo, nevojitet dikush që është me të vërtetë i veçantë i cili mund të përballet më këtë.

"Ka pasur edhe situata vërtetë shumë qesharake, si p.sh. shumë meshkuj kanë ‘fituar’ shuplaka fytyrës nga të dashurat e tyre sepse thjesht nuk mundur t’i largojnë sytë nga gjinjtë e mi", ka thënë Maxi duke qeshur.