LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet NBA me dy super duele, Philadelphia i shkon Bostonit, Golden State e pret Thunder

Rikthehet NBA me dy super duele, Philadelphia i shkon Bostonit, Golden State e pret Thunder

Pas një pritje të gjatë verore po fillon një sezon i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Ky sezon e sheh NBA më të konkurrueshëm në vitet e fundit dhe me dy super duele.


Dy pretendentët për kurorën në Lindje, Bostoni super i talentuar dhe Philadelphia e ndërtuar me lojtarë të rinj, takohen në TD Garden për një përplasje të madhe, të parën të këtij sezoni.

Dueli zhvillohet në ora 02:00 të mëngjesit të së mërkurës dhe dy skuadrat do të kërkojnë fitoren e aprë të sezonit.

Një tjetër duel i zjarrtë zhvillohet në Oracle Arena, aty ku Golden State Warriors si kampion aktual pret rivalen Oklahoma City Thunder, një skuadër që tradicionalisht ka sfiduar Warriors.

Oklahoma në këtë duel nuk mund të llogarisë në superyllin Russell Westbrook i cili është duke u riaftësuar nga lëndimi në gju dhe është hendikepi i madh për mysafirët në start të sezonit.

Denis Schroder do të debutojë në vend të tij nga minuta e parë në formacionin e Oklahomas dhe do të tentojë të bëjë dallimin duke furnizuar qendrën Steven Adams dhe superyllin Paul George.

Ndeshjet tjera zhvillohen mëngjesin e të enjtës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori