LAJMI I FUNDIT:

Apasiev: Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë në ndryshimet kushtetuese, vendimi nuk ka efekt ligjor (Video)

Apasiev: Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë në ndryshimet kushtetuese, vendimi nuk ka efekt ligjor (Video)

“Kuvendi nuk mund ta ndryshojë emrin kushtetues, edhe nëse mblidhen 80 deputetë që do të votojnë për ndryshime kushtetuese”, thotë profesori universitar dhe kryetari i partisë “E majta”, i cili shton se referendumi i fundit nuk ka pasur census dhe është i pasuksesshëm, ndërsa për shkak kësaj ende vlen vendimi në referendumin e vitit 1991 kur qytetarët u deklaruan për Maqedoni të pavarur.

Apasiev thotë se deputetët mund përgjigje penalisht nëse japin rezistencë, gjegjësisht votojnë për ndryshimet kushtetuese, që, sipas tij, janë në kundërshtim me vendimin e popullit, i cili ka pasur fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se edhe nëse votohen ndryshimet kushtetuese, ky vendim nuk ka efekte ligjore.


“Nuk kanë mundësi të sigurojnë 80 deputetë. Edhe nëse i blejnë deputetët të votojnë, kjo nuk do të ketë efekte ligjore për shkak se është në kundërshtim me vendimin e referendumit të vitit 1991. Ai referendum ishte i obligueshëm. Vet ligji thotë se Kuvendi duhet t’i harmonizojë rregullat në pajtim me rezultatet e referendumit. Secili vendim i ardhshëm duhet të shkoj në referendum”, thotë Apasiev.

Sipas Apasievit, në zgjedhjet e ardhshme LSDM-ja shtrenjtë do ta paguajë dhe se do të ketë 30 deputetët. Mandati do të shkojë te partia fituese për formimin e Qeverisë, ndërsa kjo, sipas Apsievit do të jetë e rëndë nga kërcënimet e parive nacionaliste shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Kalo në kategori