Të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M., që të dy të 19-vjeç, janë rrahur brutalisht në natën mes të shtunës dhe dielës në rrugën Futoshka në Novi Sad të Serbisë.
Siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, që të dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, transmeton Telegrafi.
“Ç.M. ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe gjakderdhje në tru. Por pas intervenimit kirurgjik është vendosur në shok dhomë në qendrën emergjente. Jemi duke bërë të pamundurën që t’ia shpëtojmë jetën”, është thënë në qendrën klinike në Vojvodinë.
Hiq më lehtë nuk ka shpëtuar as miku i tij G.B., që gjithashtu ka pësuar lëndime trupore, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Punonjësja e një lokali që përgatit ushqim të shpejtë ishte dëshmitare okulare e sulmit brutal ndaj shqiptarëve, që sipas saj gjithçka ka ndodhi shpejt dhe se në të gjitha anët kishte gjak.
“Unë dhe kolegu im kemi dëgjuar britma dhe kur dolëm jashtë pamë një person duke e goditur njërin nga të rinjtë shqiptarë në kokë. Nga goditja e fuqishme në kokë është rrëzuar në tokë sikur të ishte dërrasë, kurse trotuari u mbulua nga gjaku pasi që përplasi kokën në pllaka”, ka shtuar kjo dëshmitare.
Ndërkaq sipas saj në momentin që i riu tjetër u përkul për ta ngritur në këmbë mikun, njëri nga sulmuesit e ka goditur sërish viktimën me shqelm në kokë, dhe më pas kanë vazhduar ta rrahin edhe tjetrin.
“Menjëherë jemi futur brenda lokalit për t’i telefonuar autoambulancës, kurse ndërkohë fqinjët i telefonuan edhe policisë. E gjitha ndodhi për pak minuta , kurse sulmuesit kanë ikur para se të mbërrinte në vendin e ngjarjes policia”, ka shtuar dëshmitarja e sulmit brutal ndaj dy të rinjve shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'