Njëri nga dy të rinjtë shqiptarë nga Kosova, që u rrahën brutalisht në natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ka rrëfyer ngjarjen.
I riu me inicialet G.B. thotë se bashkë më shokun e tij ishin nisur për në shtëpi, kur kishin parë një taksi të rregullt të ndalur në stacion.
“I thashë në gjuhën shqipe të ngutej. Dy djem që po vinin në drejtimin tona na kanë dëgjuar dhe filluan të na rrahin brutalisht. Pastaj erdhën edhe dy apo tre të tjerë”, ka rrëfyer për “Blic” G.B., njëri nga dy të rinjtë shqiptarë, të cilët u rrahën brutalisht në Novi Sad.
Sulmi ndaj këtyre të rinjve ndodhi në Novi Sad në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës. Të dy pësuan lëndime të rënda trupore, ndërsa mjekët në spitalin e Novi Sadit kanë luftuar për t’ia shpëtuar jetën të riut tjetër, Çlirim Maloku.
I riu nga Prizreni, Çlirim Maloku, që kishte shkuar në Novi Sad në kërkim të punës dhe synonte të vendosej në këtë qytet. Ndërsa, G.B. flet serbisht dhe jeton në këtë qytet.
“Dy prej atyre që na sulmuan dëgjuan se po flisja në gjuhën shqipe, gjithsej ishin katër ose pesë. Nuk jam i sigurt. Gjithçka ndodhi brenda një minute. Ishin moshatarë tanët, ndoshta më të rinj. Shoku im ra me kokë përtokë. Unë u përpoqa ta ndihmoja, pastaj më goditën edhe mua. Na goditën me grushta dhe shqelma, nuk e di se çfarë ndodhi më tutje”, tha shkurtimisht B. G. (19), i cili ende vazhdon të ketë frikë, përcjell Telegrafi.
Viktimat i shpëtuan nga një epilog më tragjik sirenat e autombulancës dhe policisë, të cilat i kishte alarmuar një grua nga një kioskë aty pranë.
I riu G.B. ka dhënë deklaratë në polici, e cila i tregoi atij videoregjistrimet e një rrahjeje të mëparshme, në të cilën ishin përfshirë huliganët e njëjtë.
“Më pyetën nëse i njihja më parë sulmuesit dhe nëse ishim në konflikt me ta. Ne nuk i kemi parë deri tash, por i njoha nga videoja. Para se të na sulmonin neve, kishte ndodhur një rrahje tjetër vetëm 50 metra larg të njëjtit vend. Policia tha se kishte ndodhur rrahja e një grupi te në një kënd i rrugës ‘Futoshka’ dhe ‘Bulevardit të Çlirimit’, ku kishin marrë pjesë ata që na sulmuan neve”., tregon ai
Me të marrë lajmin për rastin, në Novi Sad ka mbërri vëllai i të lënduarit rëndë Çlirim Maloku, Dibrani. Ai thotë se vëllai i tij, Çlirimi sapo ka mbaruar shkollën e mesme dhe kishte ardhur në Novi Sad për të punuar.
Në Klinikën Spitalore në Novi Sad kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e Çlirimit është jashtë rrezikut për jetë dhe tashmë është transferuar në repartin e trajtimit gjysmë intensiv.
Lidhur me këtë incident kanë reaguar krerët e institucioneve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, të cilët kanë kërkuar nga organet serbe kapjen e kryerësve të kësaj vepre makabre dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.
Njëkohësisht, ata kanë kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën