Njihuni me Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni
Khabib Nurmagomedov arriti të mbrojë titullin e peshave të lehtë në UFC ndaj Conor McGregor, por përballja mes tyre vazhdon të komentohet për shkak të përleshjes masive që ndodhi pas fitores së rusit.
Pasi irlandezi u dorëzua, Nurmagomedov kaloi rrethojat e oktagonit dhe filloi përleshjen me Dillon Danis, që në fund prodhoi një përleshje të madhe mes dy grupeve.
Por, kush është Danis dhe çfarë bëri ai që Khabib të nervozohet aq shumë?
Dillon Danis është një sportist amerikan i UFC-së i lindur në New Jersey. 25-vjeçari është pjesë e skuadrës së McGregorit dhe stërvitet me irlandezin nga viti 2016.
Ai ka ndihmuar Conorin të bëhet gati për ndeshjen kundër Nate Diaz dhe është specialist në jiu-jitsu (artë marcial që fokusohet në luftën e afërt në tokë).
Pse Dillon u sulmua nga Khabib?
Ende nuk dihet saktësisht, por eksperti dhe kometatori i UFC-së, Joe Rogan, i cili ishte afër oktagonit i ka hedhur pak dritë gjithë kësaj situate:
“Kjo është diçka jashtëzakonisht e keqe për këtë sport. Nuk mund të dëgjonim se çfarë Dillon thoshte, por absolutisht ishte duke e fyer Khabibin. Ja pse ai e kaloi mburojën dhe e sulmoi atë. Nuk mund ta besoja se ishte duke ndodhur”.
Nuk duhet harruar se edhe Conori para përballjes ka fyer disa herë Khabibin, kështu që rusi tashmë ishte i nervozuar dhe fyerjet e Dillonit ishin të mjaftueshme që t’i japin fund durimit të tij ndaj skuadrës së McGregorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
David Beckham i dërgon mesazh me katër fjalë Jude Bellinghamit pas fitimit të titullit me Real Madridin
Slot përshëndetet me tifozët e Feyenoordit, flet për ndeshjen Liverpool – Spurs
Zbulohen dhjetë favoritët kryesorë në përqindje për të fituar Euro 2024
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'