LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e OBRM-PDUKM-së që “votuan sipas zemrës”, siç i sugjeroi Mickoski

Deputetët e OBRM-PDUKM-së që “votuan sipas zemrës”, siç i sugjeroi Mickoski

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në lidhje me qëndrimin për referendumin është deklaruar se çdo qytetar dhe anëtarë i tyre të merr vendim individual dhe të vendos “sipas zemrës dhe mendjes” se si do të veprojë në referendum.

Disa nga deputetët e kësaj partie gjatë ditës së sotme kanë realizuar të drejtën e votës dhe kanë dalur të për marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Referendumi, dalja deri në orën 13:00 është 16% (Video)
Lexo po ashtu Referendumi, dalja deri në orën 13:00 është 16% (Video)

Më herët votuan gjatë ditës së sotme votuan deputetët Dragan Danev dhe Daniella Rangellova, si dhe kryetari i Komunës së Kavadarit nga radhët e kësaj partie Mitko Jançev.


Më pas votuan edhe Krsto Jovanovski dhe Zhaklina Peshevska.

Ndërsa zëdhënësi i partisë opozitare Naum Stoilkovski, tha se kryetari i partisë Hristijan Mickoski, nuk do të votojë sot dhe do ta bojkotojë referendumin./Telegrafi/