Nafta ka pësuar rritjen e saj më të lartë në katër vitet e fundit, duke u shitur me mbi 81 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia refuzuan thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të rritur prodhimin. E hëna, kur edhe u regjistrua çmimi më i lartë prej nëntorit të vitit 2014 prej 81.16 dollarë për fuçi, shënonte gjithashtu edhe një rritje prej 3 për qind brenda ditës.
Arabia Saudite është udhëheqëse e kartelit të vendeve prodhuese të naftës “OPEC”, ndërsa Rusia është grupi më i madh prodhues i naftës jashtë këtij karteli.
Vendet e “OPEC”-ut u mblodhën në Algjer gjatë së dielës për të diskutuar nivelet globale të furnizimit dhe sanksionet amerikane ndaj Iranit, një takim që gjithsesi përfundoi pa marrëveshje formale apo ndonjë shtysë për rritje të furnizimit. Ministri saudit për Energjinë, Khalid al-Falih tha gjatë një konference për shtyp se ai nuk mundet të “ndikojë” në çmimin e naftës.
Megjithatë, sipas asaj që raporton “Reuters”, OPEC dhe vende të tjera prodhuese kanë diskutuar rritjen e mundshme të prodhimit me 500 mijë fuçi në ditë. Shitjet e naftës bruto të Iranit kanë rënë, pasi blerësit u janë frikësuar penalizimeve që rrjedhin si pasojë e sanksioneve që pritet të hyjnë në fuqi në nëntor. Pikërisht kjo frikë ka bërë që çmimi i naftës të rritet, teksa tregtarët më të mëdhenj si “Trafigura” apo “Mercuria” parashikojnë që çmimi do ta tejkalojë nivelin e 100 dollarëve për fuçi në fillim të vitit të ardhshëm.
Përmes një “cicërime” në “Twitter” gjatë javës së kaluar, presidenti amerikan Trump tha se “OPEC”-u duhet të bëjë gjithçka për të ulur çmimin e naftës, duke rritur prodhimin global.
“Ne jemi ata që i mbrojmë vendet e Lindjes së Mesme, – shtoi Trump. – Ato nuk mund të jenë të sigurta për një kohë të gjatë pa ne, e megjithatë vazhdojnë ta ngrejnë gjithnjë e më shumë çmimin e naftës. Nuk kemi për ta harruar këtë”, ka shkruar ai.
Vitin e kaluar, “OPEC” dhe kombet e tjera prodhuese të naftës, përfshi Rusinë, ranë dakord për të zgjatur më tej akordin e nënshkruar fillimisht në vitin 2016 për të ulur prodhimin, në mënyrë që të rritej disi çmimi i naftës që kishte rënë nën 50 dollarë për fuçi. Kjo marrëveshje u la në fuqi edhe në takimin e së dielës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë