“Më në fund askush në botë nuk do të na kontestojë, nuk do të na ofendojë dhe nuk do të na nënçmojë. Asnjëherë më FYROM. Tashmë jemi maqedonas me popull maqedonas, gjuhë maqedonase”, theksoi Kryeministri dhe Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e djeshme të koalicionit “Dil për Maqedoni evropiane” që u mbajt në Radovish.
Ai shtoi se ende ekziston debati se a është identiteti i kërcënuar. Ta se gënjeshtrat shkojnë deri në fund.
“Nuk dinë çfarë të mendojnë. Disa thonë maqedonas veriorë. Gënjeshtra. Neni 7, pika 2 thuhet se identiteti maqedonas është i vërtetuar me gjuhën, kulturën, kufijtë tonë, territorin tonë, veçantinë tonë kombëtare dhe të gjitha atributet-maqedonas qëndron në nenin ku është shtetësia. Qëndron gjuha maqedonase, e njëjta gjuhë maqedonase ku Aco Karamanov shkruan poezi dhe dha jetë për këtë Maqedoni”, potencoi Zaev, përcjell Telegrafi Maqeoni.
Sipas tij, është gënjeshtër e madhe se Zaevi i ka fshehur ndryshimit kushtetuese. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të propozojë ndryshime kushtetuese, përveç Kuvendit pas mbarimit të referendumit.
“Çfarë do të jenë ndryshimet kushtetuese – shkruan qartë në marrëveshjen me Greqinë. Ndryshimet kushtetuese do të bëhen me një amendament me shtimin e termit gjeografik. Në të njëjtën kohë do të përforcohet karakteri shtetformues i vendimeve të ASNMOM-it, ku thuhet se lufta për Maqedoni të pavarur dhe sovrane, për liri dhe demokraci. Në të njëjtën kohë do të potencojë edhe mënyrë evropiane për kujdesin e diasporës sonë, siç është e shkruar në kushtetutën e të gjithë vendeve anëtare të BE-së. Dhe do ta përforcojë atë që do të thotë mbrojtje të integritetit territorial të Maqedonisë, por edhe mos pasjen e aspiratave të vendeve tjera, gjegjësisht mbrojtje e kufijve dhe respektimin e tyre. Kjo do të ndryshohet në Kushtetutë”, sqaroi Zaev.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve më 30 shtator të mos e presin drekën, por të votojnë që herët në mëngjes më 30 shtator./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj falënderon qytetarët që bënë homazhe në Gllogjan për 27 vjetorin e rënies së Luanit
Prokuroria jep akuzën zyrtare për Erdgys Arrazin, pas tragjedisë në Shkodër
Apasiev nuk do të mbështet Siljanovska-Davkova në zgjedhjet presidenciale, është i mundur bojkoti i heshtur
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'