LAJMI I FUNDIT:

Ngjyra që kërkon guxim është trend i momentit: Mos u mendoni dy herë për ta veshur! (Foto)

Ngjyra që kërkon guxim është trend i momentit: Mos u mendoni dy herë për ta veshur! (Foto)

Pas fiksimit me rozën pastel dhe ngjyrën vjollcë të hapur, trendi i radhës është e gjelbra fosforeshente. Ose ndryshe mund të themi jeshilja që thërret: “Më shihni!”

Për hir të së vërtetës, askujt nuk do t’i shpëtoni nga sytë nëse shfaqeni e veshur me këtë ngjyrë. Dhe nëse më parë hezitonit, tani është koha të dilni gjithë krenari, sepse jeshilja neon është më në modë se kurrë.


Në fakt, ky trend nisi që në gusht, kur yjet u shfaqën të gjithë të veshur me një nuancë të tillë.

Rroba banjot e Kendall Jenner-it, apo këpucët e Kylie-it. Gjithsesi, le të tregohemi të ndershëm.

Ditët e sotme asgjë s’mund të kthehet në trend nëse nuk merret më parë bekimi i Kim Kardashian-it. Ajo na e dha pak ditë më parë kur u shfaq e gjitha kështu dhe ja! Të gjithë sytë janë teke gjelbra neon.

Pavarësisht të gjithave, kjo ngjyrë shfaq një shenjë vetëbesimi kur ju e vishni.

Dukeni të guximshme, bini në sy dhe mund të jeni serioze në të njëjtën kohë. Dhe stina e dimrit nuk na pengon aspak. Tani e dini çfarë të blini!