Zyrtarët e Venedikut të Italisë, po konsiderojnë masë ndalese për turistët që ulen nëpër rrugë, në përpjekje të ndalojnë vizitorët e ‘bezdisshëm’.
Autoritetet e qytetit të famshëm turistik, propozuan dënime prej 50 deri në 500 euro, për ata që ulen apo shtrihen nëpër rrugët dhe rrugicat kryesore, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo po kundërshtohet nga disa banorë, të cilët po thonë se Venediku ka aq shumë rregulla, që policët po e kanë të pamundur t’i ndalojnë.
Tashmë është e ndaluar e të ulurit nëpër shkallët e monumenteve dhe godinave tjera në sheshin e Shën Markut.
Propozimi i ri, që është nxjerrë prej kryetarit Luigi Brugnaro, do ta zgjerojë masën e ndalesës dhe mund të hyjë në fuqi gjatë muajit që vjen, po që se aprovohet nga këshilltarët komunal.
“Ka aq shumë gjera të ndaluara në Venedik, sa që nuk mbetet shumë për të bërë. Po që se miratohet edhe ky ligj, nevojiten edhe 5,000 policë për të mbajtur rendin”, ka thënë një përfaqësues i banorëve.
Nëse aprovohet edhe ky ligj, mbrojtësit e rendit duket t’i ndjekin edhe ata që ulen në rrugë, krah të tjerëve që hanë, janë të dehur, apo fusin këmbët apo lahen në shatërvanët e famshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak