LAJMI I FUNDIT:

Me Ronaldon e përjashtuar, Juventusi mposht Valencian në Mestalla

Me Ronaldon e përjashtuar, Juventusi mposht Valencian në Mestalla
Pjanic, Matuidi (Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Valencian në Mestalla me rezultat 2-0.

Bianconerët e nisën fuqishëm takimin duke krijuar disa raste të njëpasnjëshme, mirëpo goli mungoi.


Në minutën e 29-të ndodhi ajo që nuk ishte pritur. Në debutimin e tij me fanellën bardhezi në garën prestigjioze, Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq për shkak të dyshimit për sjellje josportive.

Përkundër inferioritetit numerik, Bianconerët shfrytëzuan taktikat e tyre për ta diktuar rrjedhën e takimit. Pas një shtylle të goditur nga Joao Cancelo, ndaj tij ndërhyri në mënyrë të palejuar Daniel Parejo dhe gjyqtari akordoi penallti.

Miralem Pjanic e mori përgjegjësinë dhe mesfushori boshnjak ishte i saktë nga pika e bardhë (44′).

Me epërsi prej një goli për mysafirët, skuadrat shkuan në pushim. Ndërsa në gjysmën e dytë, bardhezinjtë sërish e gjetën rrjetën.

Jeison Murillo shkaktoi një tjetër penallti, ndërsa Miralem Pjanic ishte përsëri i saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshit (51′).

Në minutat shtesë të takimit u akordua edhe një penallti për vendasit, mirëpo Wojciech Szczesny e mbrojti goditjen e Daniel Parejos nga pika e bardhë.

Me këtë triumf, Juventusi e nis mbarë sezonin e ri në garën më të madhe evropiane për klube duke arkëtuar tri pikët e para.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Young Boys dhe Manchester Unitedit. Djajtë e Kuq fituan me rezultat 3-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori