Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëri hapjen e punimeve të Projektit “Bashkimi i Qytetit” në Ferizaj, i cili kapë vlerë prej 4 milionë dollarësh dhe përfshin ndërtimin e nënkalimit për automjete që do të lidh rrugët “Vëllezërit Gërvalla” me “Latif Hasani”, deri te rrethrrotullimi afër Shtëpisë së Pensionistëve.
Në fjalën e tij para shumë qytetarëve ferizajas, kryeparlamentari Veseli tha se është emocionuese kur kaq shumë qytetarë marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të një projekti, duke dëshmuar kështu nevojën e kahershme të tij.
“E di që ky projekt ka qenë ëndërr për qytetarët e Ferizajt. Sigurisht ka pasur edhe skpekticizëm. Por ky projekt do të realizohet shumë shpejt, duke i dhënë qytetit të Ferizajt një dimension të ri, zhvillim dhe perspektivë, e njëkohësisht do të krijojë siguri për nxënësit dhe të gjithë ferizajasit në përgjithësi”, theksoi Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se sikurse qyteti i Ferizajt, po ndryshon e gjithë Kosova. Ai tha se Kosova po ecë vendosmërisht në rrugëtimin e saj evropiane. “Jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë dhe ende nuk po e arrijmë perspektivën të cilën të rinjtë tanë e duan. Thërras gjithë të rinjtë që të qëndrojnë në Kosovë dhe ta bëjmë bashkë ndryshimin. Vizioni ynë është shumë i qartë: integrimi euro-atlantik dhe zhvillimi ekonomik”, theksoi Veseli.
Ai tha se ajo çfarë u duhet më së shumti qytetarëve tanë është besimi. “Kush kishte besuar para 20 vjetëve se do të realizohen projekte të tilla në Ferizaj? Kush kushte besuar se Ferizaj do të lidhej me këtë lloj autostrade moderne me Shkupin? Ky është vetëm fillimi. Do të fillojë edhe projekti i hekurudhës, duke evituar rrezikun për qytetarët, i cili do të përfundojë në afat rekord”, theksoi Veseli, duke falënderuar kryetarin e Komunës, Agim Aliu, për vendosmërinë e tij që ky projekt të realizohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City