LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Lista e prokurorit dezertor Blakaj, e ngjajshme me listën e përgatitur nga UDB-ja e Millosheviqit

Isufi: Lista e prokurorit dezertor Blakaj, e ngjajshme me listën e përgatitur nga UDB-ja e  Millosheviqit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kritkuar ashpër ish-prokurorin Elez Blakaj, rreth publikimit të listave të “veteranëve të rrejshëm”.

Isufi ka thënë se lista e Elez Blakajt i ka ngjasuar më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e Millosheviqit.


” Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut”, ka shkruar Isufi në Facebook.

Postimi i plotë:

Mbane kokën lartë gjithmonë veteranë të lirisë.

Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.

Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.

Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë .

Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.

Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.

Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.

Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori