LAJMI I FUNDIT:

Joshua reagon ndaj komenteve të Furyt: Kur të marrë fund, nuk do të jem plakushi që tregon histori nëpër kafene se dikur kam qenë kampioni i unifikuar

Joshua reagon ndaj komenteve të Furyt: Kur të marrë fund, nuk do të jem plakushi që tregon histori nëpër kafene se dikur kam qenë kampioni i unifikuar
Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

Anthony Joshua i ka hedhur poshtë pohimet se duhet të jetë bindës në triumfin ndaj Alexander Povetkinit dhe ka reaguar ndaj deklaratave të Tyson Furyt se ky i fundit është kampioni i vërtetë i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda.

Fury ishte shpallur kampion i unifikuar pasi e mposhti Wladimir Klitschkon, ndërsa që atëherë nuk ishte ndeshur për shkak të problemeve sportive dhe personale, duke bërë që t’i merreshin titujt.


Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, Joshua, i cili është kampioni aktual në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, është duke u përgatitur për meçin ndaj Povetkinit në Wembley dhe nuk e konsideron Furyn “mbret” në kategorinë e peshave të rënda.

Lajmet për JOSHUA
Lexo po ashtu Lajmet për JOSHUA

“Unë jam numri 1 në këtë kategori, nuk duhet të dëshmoj asgjë. Ma tregoni një boksier që ka rekord më të mirë se unë pas 22 ndeshjesh?”.

“Që nga duelet si amator, vazhdimisht kam qenë në krye të këtij sporti. E kam dëshmuar veten gjithmonë, ndërsa këtë e kam bërë edhe nivelin më të lartë. Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me këtë tash, ata nuk do të jenë kurrë”, ka deklaruar Joshua, citon Metro.co.uk.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Getty Images)

Fury vazhdimisht e ngacmon AJ nga largësia, ndërkohë që po përgatitet për duelin e parë për titull që nga rikthimi i tij, atë për WBC kundër Deontay Wilder.

Derisa Tyson e konsideron veten akoma një kampion të vërtetë, Joshua thotë se Fury ka hequr dorë nga e drejta për titull.

Lajmet për Furyn
Lexo po ashtu Lajmet për Furyn

“Duhet të kesh pakëz respekt. Rripi i kampionit nuk ka të bëjë vetëm me duelin. Nuk mund ta presësh gjithë divizionin që të presë dhe të ulet, gjërat shkojnë përpara”.

Anthony Joshua dhe Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Shumë fat për Furyn, Wilderin dhe mua. Por, kur gjithçka të marrë fund, unë nuk do të jem plakushi që do të shkoj nëpër kafene duke treguar histori se unë kam qenë kampioni i unifikuar. Unë jam i përqendruar te karriera ime dhe se ku po shkoj”, është shprehur Joshua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori