LAJMI I FUNDIT:

“Teatri i Rrugës” në Berat

“Teatri i Rrugës” në Berat

Qendra “Albania comunity”, ASSIST – ACA (Asistencë për komunitetin në Shqipëri) në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, realizuan në sheshin përpara Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, projektin “Teatri i rrugës nëpër Shqipëri”.

Qëllimi i “Teatrit të Rrugës” është rritja e nivelit të demokracisë vendore nëpërmjet artit, si një mjet tërheqës për komunitetin.


Tematika e etydeve të performuara nga të rinjtë kishte të bënte me ambientin, transparencën, llogaridhënien dhe korrupsionin.

Ky ngjarje kulturore tërhoqi vëmendjen e shikuesve të shumtë vendas, por edhe të vizitorëve të huaj.