LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë kuriozitete nga bota e artit

Dhjetë kuriozitete nga bota e artit

Bota e artit është me plotë të papritura dhe çudira. Më poshtë mund të lexoni dhjetë nga to.

• Dr. Seuss (Theodor Seuss Geisel) në shtëpinë e tij kishte një dhomë plot me kapele të çuditshme, të fshehura prapa një rafti librash. Ai ua vinte ato mysafirëve dhe u kërkonte që të mishërohen me atë karakter atë mbrëmje. Kështu pra përdorte koleksionin e tij të kapelave për t’u frymëzuar për karaktere të reja dhe për të kapërcyer bllokimet krijuese!

• Babai i impresionistit të njohur francez, Claude Monet, nuk donte që i biri i tij të merrej me pikturë. Kërkesa e tij ishte që Monet të ishte shitës i produkteve ushqimore!

• Jackson Pollock dikur ishte pastrues në Byronë për Ndihmën e Emergjencave. Ai gjithashtu punoi si roje në një shkollë!

• Leonardo Da Vinci ishte majtak dhe shkruante nga e djathta në të majtë. Në fakt, shkrimet e tij mund të lexoheshin tamam vetëm në pasqyre!

• Pablo Picasso ishte një nga të dyshuarit për vjedhjen e vitit 1911 të pikturës më të famshme në botë, Mona Lisa. Për këtë madje shkurtimisht u arrestuar!

• Kryevepra e Rilindjes, “Pieta”, është e vetmja vepër që Michelangelo Buonarroti e ka nënshkruar ndonjëherë. Më vonë u pendua meqë e cilësoi si shfrim krenarie, ndaj u zotua se kurrë më nuk do të nënshkruante një vepër tjetër!

• Salvador Dali u përjashtua nga shkolla e artit në Madrid. Ai besonte se ai ishte rimishërim i vëllait të vdekur, i cili gjithashtu quhej Salvador, ndaj e vuri në zjarr dhomën e tij të gjumit!

• Vincent Van Gogh prodhoi më shumë se 2,000 vepra arti gjatë jetës së tij: 900 piktura dhe 1,100 vizatime dhe skica. Ndërkaq, e shiti vetëm një pikturë derisa ishte gjallë!

• Piktori francez Paul Gaugin, ishte punëtor në Kanalin e Panamasë. Rreth 25,000 punëtorë vdiqën gjatë ndërtimit të atij kanali!

• Më 3 dhjetor 1961, piktura e bërë nga Henri Matisse, “Le Bateau”, u vendos gabimisht përmbys. Ashtu qëndroi për 46 ditë, pa e vënë re në Muzeun e Artit Modern në Nju Jork. /Telegrafi/