LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Do të kërkohet ndalja e pagesave për veteranët mashtrues

Lumezi: Do të kërkohet ndalja e pagesave për veteranët mashtrues

Prokuroria ka në plan të kërkojë ndaljen e pagesave për 19 mijë veteranët e rrejshëm. Një masë të tillë nuk e kishte kërkuar prokurori i dorëhequr Elez Blakaj.

I njëjti planifikonte në kthente në fillim verifikimin e veteranëve. Sidoqoftë, Aleksander Lumezi ka thënë se në shtator finalizohet aktakuza për veteranët dhe dërgohet në Gjykatë.


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka konfirmuar se këtë muaj shkon në Gjykatë aktakuza për veteranët mashtrues. Ka thënë se do të propozojnë ndaljen e pagave për 19 mijë veteranët e paligjshëm.

Propozimi për t’ua ndalë pagat veteranëve mashtrues nuk ishte propozuar nga Elez Blakaj, Prokurori i dorëhequr, i cili ka hetuar listat e ushtarëve të UÇK’së.

Blakaj për dallim prej Kryeprokurorit kishte propozuar që procesi i verifikimit të veteranëve të kthehej nga fillimi meqë konsideronte se numri i mashtrueseve është më i madh.

Këtë konstatim e ka përforcuar Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, i cili ka konfirmuar se në luftë ishin vetëm 15 mijë ushtarë të UÇK’së. Rrjedhimisht, i bie se numri i mashtruesve të shkojë 45 mijë persona.

Sidoqoftë, në një përgjigje më shkrim për T7, Kryeprokuror Lumezi ka konfirmuar se aktakuza e veteranëve shkon këtyre ditëve në Gjykatë.

Skandali i listave të veteranëve doli në sipërfaqe pasi Elez Blakaj iku në Amerikë. Lëshoi pastaj edhe akuza se politika kishte ndikuar derisa kishte përmendur edhe emra politikanësh për të cilët ishte kërkuar të mos akuzoheshin. Kishte bërë gati aktakuzën por nuk e kishte dërguar në Gjykatë.

Pas kësaj, ka pasur protesta nga shoqëria civile, me kërkesë për shkarkimin e Lumezit.

Megjithëkëtë, Kryeprokurori thotë se protestat e qytetarëve janë legjitime, veçse nuk e ka menduar për dorëheqjen.

Veteranët e rrejshëm i shkaktojnë dëme shtetit të Kosovës së paku 40 milionë euro në vit. Ende askush s’ka shkuar s’është dënuar dhe as nuk ka shkuar në burg pse ka përfituar kundërligjshëm statusin e veteranit të luftës.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori