LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Deklaratat e Veselit të vonuara, është bashkëfajtor në dëmin që i është bërë shtetit

Hoti: Deklaratat e Veselit të vonuara, është bashkëfajtor në dëmin që i është bërë shtetit

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar sot pas deklaratës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli lidhur me shkëmbimin e territoreve.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se deklarimet e sotme të Veselit janë të vonuara.

“Deklarimet e sotme të Kryetarit të PDK-së janë të vonuara. Ai është bashkëfajtor në këtë dëm që i është bërë shtetit të Kosovës, pasi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për këto veprime kundër shtetit të Kosovës nga Presidenti Thaçi”, shkruan Hoti.


Sipas tij, konsolidimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë nga veprimet jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është stopuar plotësisht. Praktikisht, ministri i jashtëm i Kosovës rrinë kot në zyrën e tij”, shkruan shefi i GP-së së LDK-së.

Ndryshe, sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori