LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, ulet ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë

Kumanovë, ulet ndjeshëm numri i nxënësve të regjistruar në vitin e parë

Në pesë shkollat e mesme në Kumanovë, për vitin e parë këtë vit janë regjistruar 1256 nxënës, që është numër dukshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës.

Interes më të madh ka tek shkolla mjekësore dhe gjimnazi, ndërsa interesi më i vogël është tek drejtimi tekstil, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në shkollën e mesme “Pero Nakov” këtë vit janë regjistruar 141 nxënës që është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur u regjistruar 192 nxënës. Ulje të madhe të numrit të nxënësve është shënuar në paralelen në gjuhën shqipe.

Numër i ulët i nxënësve është shënuar edhe në shkollën e mesme “Nace Bugjoni” – 508, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 514 nxënës.

Në shkollën “Kiro Burnaz” këtë vit janë regjistruar 131 nxënës që është për 7 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në gjimnazin “Sami Frashëri” ka 3 nxënës më shumë se vitin e kaluar. Në gjimnazin “Goce Dellçev” janë regjistruar 33 nxënës më shumë se vitin e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori