Kërkesa unike e Perezit drejtuar Tottit: Më jep autograf dhe shkruaje i vetmi futbollist që me të vërtetë e refuzoi Real Madridin
Real Madridi dhe Roma do të përballen përsëri në grupet e Ligës së Kampionëve.
Shorti i hedhur në Monaco bëri që gjiganti spanjoll dhe ai italian ta shohin vetën në Grupin G së bashku me CSKA Moskën dhe Viktoria Plzen.
E për këtë short foli edhe ikona e Romës, Francesco Totti si dhe për përballjen ndaj Realit.
“Do ta shohim se si do të jetë forca e Realit pa Cristiano Ronaldon, edhe pse jemi duke folur për një skuadër jashtëtokësore”.
“Reali gjithmonë është skuadra favorite dhe është vështirë për tu mundur. Një klub që duhet respektohet gjithmonë”, tha Totti.
Roma dhe Reali u përballen njëra me tjetrën dy vite më parë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve ku Los Blancos kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Totti është kthyer për të folur për ndeshjen e tij të fundit në Ligën e Kampionëve të cilën e zhvilloi në Santiago Bernabeu.
Kapiteni legjendar i Romës, ka zbuluar se lojtarët e Realit kërkonin foto dhe fanella nga ai, ndërsa një gjë të tillë e kishte bërë edhe Florentino Perez, presidenti i kampionëve aktualë të Evropës.
“Ishte një ditë e veçantë për mua, pasi kur u futa në zhveshtoren e Real Madridit të gjithë lojtarët më respektuan, donin të bënin foto dhe t’i dhuroja fanella”.
“Më së shumti mbresa më la presidenti Florentino Perez, që ma kërkoi fanellën me autograf dhe më tha ta shkruaj ‘Nga i vetmi lojtarë që me të vërtetë e refuzoi Real Madridin’”, ishin fjalët e Tottit nga Monaco.
Dy vite më parë kur Totti luajti ndeshjen e tij të fundit në Evropë para se t’i japë fund karrierës së tij, të gjithë të pranishmit në Santiago Bernabeu u ngritën në këmbë duke e duartrokitur kapitenin legjendar të Romës me tu inkuadruar në fushë.
Kujtojmë që Real Madrid e kërkonte me ngulm Tottin, ndërsa legjenda italiane e ka pranuar publikisht se kishte refuzuar kampionët e shumëfishtë të Spanjës dhe Evropës për t’i qëndruar besnik Romës së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare