LAJMI I FUNDIT:

Hartat do të zëvendësohen në shkollat e Gjenevës, sepse Kosova figuron si pjesë e Serbisë

Hartat do të zëvendësohen në shkollat e Gjenevës, sepse Kosova figuron si pjesë e Serbisë

Rreth 70 harta të reja të murit në shkollat e Gjenevës duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi. Kosova shfaqet në ato si krahinë serbe dhe jo si një shtet i pavarur.

Si pasojë, siç shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi, Kantoni i Gjenevës ka anuluar porosinë e më tejshme të tyre.


“Ky është një gabim për të ardhur keq”, tha Pierre-Antoine Preti, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Gjenevës të mërkurën.

Zvicra ishte një nga shtetet e para në 2008 që njohu pavarësinë e Kosovës. Sot, më shumë se 110 nga një total prej 193 shtetesh anëtare të OKB e konsiderojnë Kosovën si një shtet sovran. /Telegrafi/