LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Ministria e Mjedisit ndanë 50 mijë euro për deponinë e mbeturinave në Pejë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Pejës“, i cili kap vlerën prej 50 mijë euro për vitin fiskal 2018 dhe që financohet nga ministria.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, Matoshi, tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojmë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.


“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar”, tha Matoshi.

Ai tregoi se ndërtimi i kësaj deponie në Komunën e Pejës po bëhet në kohën e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, që fillon më 15 shtator 2018, për të cilin aksion ai mori përkrahjen edhe të kryetarit Muhaxheri.

“Ndërtimi i kësaj deponie po bëhet në kohën e fushatës për pastrimin e Kosovës e cila do të mundësojë që të gjitha mbetjet e ngurta që do të grumbullohen në këtë komunë të trajtohen në këtë deponi”, tha Matoshi.

Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojmë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milion euro kurse komuna me rreth 3 milion euro plus shpronësimet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton, duke thënë se ky është një fillim i mbarë për bashkëpunimin që do të kemi edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori