LAJMI I FUNDIT:

Të enjten shorti i Ligës së Kampionëve – Vazot se ku kanë rënë klubet, mund të ketë grupe të vdekjes

Të enjten shorti i Ligës së Kampionëve – Vazot se ku kanë rënë klubet, mund të ketë grupe të vdekjes

Të mërkurën do të dihen 32 skuadrat që do të luajnë në fazës e grupeve, ndërsa shorti do të hidhet një ditë pas në Grimaldi Forum të Monakos.

Përbërja e katër vazove është përcaktuar pothuajse, ku kanë mbetur të mbylle vetëm edhe tri ndeshje të fazës play-off.


Real Madridi dhe Atletico Madrid janë në vazon e parë, për shkak të triumfit evropian të tyre të fundit sezonin e kaluar, ndërsa kampionët e ligës nga Spanja, Gjermania, Anglia, Italia, Franca dhe Rusia janë gjithashtu të përfshira si: Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Lokomotiva Moska.

Shtatë nga tetë janë konfirmuar edhe në vazon e tretë me: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Roma dhe Tottenham.

Anëtari i tetë do të varet nga rezultati i ndeshjes PAOK – Benfica të mërkurën (sot).

Nëse portugezët kalojnë tutje, do të jenë në vazo të dytë, nëse ndodh e kundërta ngjitet Liverpooli, në vendin e mbetur të lirë e grekët bien një më poshtë.

Lyon, Monaco, Schalke, Ajax dhe CSKA Moska e kanë të garantuar vazon e tretë.

Salzburg dhe PSV Eindhoven janë në play-off. Valencia dhe Viktoria Plzen gjithashtu mund të hyjnë në këtë grup.

Emrat e fiksuar për vazon e katërt janë Bruges, Galatasaray, Young Boys, Inter, Hoffenheim dhe AEK Athens.

Grupi i vdekjes

Ky short i ri mund të sjellë grupe të vdekjes në Ligën së Kampionëve.

Real Madrid mund të jet në grup me me Manchester Unitedin, ose Porton, ndërsa aty mund të futet edhe Napoli.

Barcelona mund të bashkohet me Romën përsëri, ndërsa Atletico Madrid mund të luajë me Interin.

Të enjten në mbrëmje nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori