LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas nga Prishtina që gatuan hiq më pak se 300 bakllava për një festë (Video)

Rrëfimi i gruas nga Prishtina që gatuan hiq më pak se 300 bakllava për një festë (Video)

Bakllava ndër gatimet tradicionale më të preferuara për festa.

Hyla Hakaj në Prishtinë, merret me gatimin e Bakllavasë që 17 vite.


Ajo tregon për RTV Dukagjinin se kërkesat e kryeqytetasve për bakllavatë e saja janë të papërballueshme, sidomos gjatë festave të Bajramit.

“Biznesin e kam filluar pas luftës. Çdo herë kërkesa për bakllava ka ardhur duke u ngritur, dhe tani nuk po mundem me iu përgjigj kërkesave, e sidomos atyre për Bajrame”, shprehet Hyla Hakaj, përcjell Telegrafi.

Vetëm për një festë, Hakaj i gatuan rreth 300 bakllava, por ajo thotë se gatimi i kësaj të fundit nuk është punë e lehtë.

“Nuk është procedurë e lehtë bërja e një bakllave. Vetëm pjekja merr katër orë kohë, pastaj sherbeti do një përkushtim të shtuar”.

Hadije Ajvazi që punon në këtë lokal për shumë vite tregon angazhimin që duhet për përgatitjen e një bakllave.

“Bakllava merr kohë. Një bakllavë për ta bërë duhen dy punëtore të angazhohen për një orë ose një orë e gjysmë”, shprehet punëtorja e ëmbëltores. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori