LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mësuam prej ndeshjeve të para të Serie A: Ronaldos i duhet kohë te Juve, Sassuolo i pakalueshëm për Interin, Roma i falet Dzekos

Çfarë mësuam prej ndeshjeve të para të Serie A: Ronaldos i duhet kohë te Juve, Sassuolo i pakalueshëm për Interin, Roma i falet Dzekos
Ronaldo duke festuar një nga golat e Juves kundër Chievos (Foto: Getty Images)

Serie A është rikthyer me ndeshjet e para kampionale, ku vetëm dy ndeshje nuk u luajtën shkaku i tragjedisë në qytetin e Xhenoas, ku humbën jetën dhjetëra persona si pasoj e shembjes së një ure.

Cristiano Ronaldo debutoi me fitore te Juventusi, Roma i falet golit të vonshëm të Edin Dzekos në triumfin ndaj Torinos.


Prej ekipeve të mëdha italiane zhgënjeu vetëm Interi, i cili pësoi humbje në takimin e parë kampional.

Ja se çfarë kemi mësuar në javën e 1 të Serie A.

Ronaldo do t’i duhet kohë të ambientohet te Juventusi

Cristiano Ronaldo debutoi me fitore (Foto: Getty Images)

As Cristiano Ronaldo as Juventusi nuk luajtën keq kundër Chievos, por është e qartë se gjetja e bilancit perfekt do të marrë pak kohë.

Portugezi filloi të luajë si qendër sulmues në formacionin 4-2-3-1, ku ndihmohej nga Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Juan Cuadrado.

Në letër dukej një ekip shkatërrues, por në fushë Zonja e Vjetër nuk tregoi superioritet, sidomos me argjentinasin që po lufton për rikthyer formën.

Mario Mandzukiç mbeti në stol, por pas inkuadrimit në lojë u dëshmua se mund të jetë partner në sulm së bashku me Ronaldon.

Trajneri Max Allegri është i mirënjohur për të bërë rregullime taktike gjatë sezonit dhe besohet se këtë do të bëjë që nga ndeshja e radhës.

Interi ende nuk po mund ta mposht Sassuolon

Mauro Icardi kishte shanset e tij për të shënuar, por dështoi (Foto: Getty Images)

Të dielën mbrëma u përsërit historia si në katër rastet e fundit, Domenico Berardi i shkaktoi humbjen e katërt rresht Interit në ballafaqimet e tyre.

Sassuolo kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit kundër Nerazzurrëve në të gjitha garat dhe shtatë nga tetë takimet e fundit.

Inter ka nevojë të gjej balancin pas sjelljes së përforcimet të reja, ku Lautaro Martinez nuk përmbushi pritshmëritë.

Zikaltërit kanë nevojë urgjentisht të ndryshojnë mesfushën në mënyrë që të jenë më kreativ në fazën e sulmit.

Dzeko është ende njeriu kryesor i Romës

Edin Dzeko në ndeshjen ndaj Torinos (Foto: Getty Images)

Shumë shpesh klubi kryeqytetas u mbështet te golat e Edin Dzekos dhe takimi i së dielës e dëshmoi një gjë të tillë kundër Torinos.

U desh një super gol i boshnjakut që romakët të rrëmbenin tre pikët e para në kampionatin e ri italian.

Megjithatë, ishte nënshkrimi i verës Justin Kluivert, i cili figura më e ndritshme e skuadrës së Romës.

Nëse holandezit dhe përforcimeve të tjera u jepet kohë, mund të marrin edhe barrën e golave nga numri 9 i Giallorossit, por tani për tani Dzeko mbetet njeriu kryesor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori