Qeveria e Shkupit ka marrë udhëzimet e NATO-s për të përmbushur në harkun kohor 18 mujor, siç u tha në Samitin e Aleancës të mbajtur më 11 dhe 12 korrik. Maqedonia duhet të përmbushë një sërë kushtesh politike, ekonomike, të sigurisë si dhe gjyqësorit dhe sukseset e vendit duhet të kurorëzohen deri në fund të prillit të vitit 2020. Në një dokument që i është dërguar institucioneve, të cilin Alsat e siguroi nga burimet e tij, për të gjitha ministritë ka detyra të shumta, por koordinimi i tyre do të bëhet nga një Këshill koordinues në nivel qeveritar e ministror, që pritet të kalojë në ekzekutiv ditët në vijim. Respektivisht, në dokumentin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ndër kushtet politike që vendi duhet t’i përbush theksohet:
vijimi i sundimit të ligjit dhe reformat në gjyqësor, përfshirë përforcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe ndërmarrja e hapave aktivë për përforcimin e përgjegjësisë për korrupsion dhe krimin e organizuar, përfshirë dhe në nivel të lartë.
Të shtohen përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë funksionale multi-etnike të bazuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Zbatimi i plotë i të gjitha procedurave të brendshme lidhur me Marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit është kusht për përfundimin me sukses të procesit të aderimit.
Llogaridhënie më e madhe dhe mbikëqyrje e përshtatshme mbi shërbimet e zbulimit dhe sigurisë. Zbatimin e rekomandimeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ligjet që u miratuan në dhjetor të 2017-s në këtë fushë.
Përveç çështjeve politike, në dokument theksohen edhe një sërë kushtesh në fushën e mbrojtjes dhe ushtrisë. Ndër të tjera nënvizohet nevoja që:
Të sigurohet se nuk ekzistojnë kufizime ligjore apo kushtetuese që mund të pengojnë operacionet kolektive të mbrojtjes, të rishqyrtohen procedurat e brendshme për dërgimin e forcave ushtarake jashtë shtetit.
Të sigurohet se të gjitha qëllimet strategjike për zhvillimin, transformimin dhe funksionalizimin e sistemit kombëtar të mbrojtjes dhe aftësitë janë në pajtueshmëri me anëtarësimin e ardhshëm në NATO.
Të fillojë zbatimi i planeve për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake në mënyrë që të arrihen kapacitetet ushtarake të planifikuara dhe zhvillimin e forcave më të afta, të disponueshme dhe qëndrueshme për të kontribuar në misionet e Aleancës.
Niveli i shpenzimeve në mbrojtje të jetë i qëndrueshëm dhe i mjaftueshëm për ristrukturimin dhe modernizimin e forcave ushtarake, në mënyrë që Aleancës ti ofrojë kontribut efikas etj.
Në kuadër të reformave të parashtruara nga NATO vendi duhet të përmbush edhe një sërë kushtesh nga fusha e sigurisë, çështje juridike si dhe resurset që përfshijnë procedurat për tenderë si dhe të sigurohet buxhet për financimin e përbashkët të programeve të Aleancës. Bisedimet mes Maqedonisë dhe NATO-së pritet të fillojnë muajin e ardhshëm ndërsa siç theksohet në dokument në bazë të përvojës së deritanishme mund të zgjasin deri në prill të vitit 2020, kur pritet finalizimi përmes ratifikimit nga vendet anëtare dhe nga Shkupi zyrtar. /Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak