LAJMI I FUNDIT:

Kampionati britanik i kreacioneve të mjekrave dhe mustaqeve (Foto)

Kampionati britanik i kreacioneve të mjekrave dhe mustaqeve  (Foto)

Më se 100 pjesëmarrës janë veshur me kostume ekscentrike, vunë kapela dhe stoli, që të nisen drejt Blackpoolit të Anglisë ku u zhvillua për të katërtën herë, bienalja e kampionatit britanik për mjekra dhe mustaqe.

Organizimi që ka qëllim mbledhjen e fondeve për bamirësi, është i hapur për të gjithë dhe nuk kërkon anëtarësimin në ndonjë organizatë, megjithëse organizohet prej një organizate lokale të burrave me mjekra, transmeton Telegrafi.


Madje, gara është e hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, nacionaliteti, apo race.

Këtë vit do të garohet në 21 kategori, që përfshijnë stilin e lirë, kreativitetin e bërë me duar, formën natyrale dhe atë nën 16-vjeçar. Organizatorët kanë ofruar pjesëmarrje pa pagesë, për ata prej 12-vjeçar, që plotësojnë kushtet e konkurrimit.

Ky aktivitet bienal, që më parë është zhvilluar në Brighton, Bristol dhe Liverpool, ka tërhequr shumë konkurrues, familjarët dhe miqtë e tyre, spektatorë dhe mbështetës, me ose pa mjekër, nga mbarë bota.

Meqenëse Blackpool është qytet me shumë zona turistike dhe ka shumë vizitorë, pritet që ky kampionat të zhvillohet aty edhe herëve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Kalo në kategori